Partizani-Valmieras 1-0 (Shënues: Cara 21’(p))
Partizani:Qirko,Preka,Sota(Grezda 42),Koçijan,Atanaskoski,Gueie(Murataj 62),Mehmeti,Rrapaj(Zekolli 85),Hadroj,Taipi(Bilali 62),Cara(Bintsuka 85) Tranjer:Zoran Zekiç
Valmiera:Olses,Veips,Balodis,Slied(Kudars 90),Tonisevs,Kairamani(Pulis 74),Jaunzems,Fall(Birka 86),Silva,Diop(Gauço 74),Ndoie Tranjer:Jurgis Kalns
Gjyqtar:Sandi Putros,Ole Kronilike,Jakob Mastrup,Jakob Klarsen(Danimarke) Delegat:Mihali Mitas(Qipro) Vezhgues:Mark Uitbi(Uells)
Partizani shkruan historine perballe Valmiera ne “Elbasan Arena”. Te kuqte e kryeqytetit mposhtin me rezultatin e ngushte 1-0 miqte Lituanez me gol te te zakonshmit Cara i cili duket se do te jete vendimtar per ecurin e ekipit te Partizanit.
Goli u gatua nga nje tjeter lojtar me prespektiv siç eshte Rrapaj i cili i vjedh kohen mbrojtesit mik dhe fiton penallti per Partizanin para pikes se bardhe shfaqet Cara i cili e dergon topin ne krahun e kundert te portierit duke shenuar golin e vetem te sfides.
Valmiera tentoj disa here me dyshen Ndoie dhe Diop por pa ju lejuar hapesirat e nevojshme per te gjetur te pakten nje gol. Vlen per tu theksuar gabimet ne mbrojtje te Partizani nga dyshja Preka-Koçijan por dhe pritjet e portierit Qirko i cili duket se eshte ne topforme.
Partizani kalon me tej ku ne dy ndeshje eleminon Valmiera me rezultatin e pergjithshem 3-1 por ne “Play Off” do te kete nje ndeshje ferri perballe kazakeve te Astana ku ndeshja e pare do te luhet pas nje jave ne Kazakistan dhe ne fund te ketij muaj ne Shqiperi do te luhet ndeshja e kthimit.
Partizani ska cfar te humbas dhe do te bej te pa munduren per tja bere ferr ndeshjen Astanes. Ndersa duket se Zekiç ka konsoliduar ekipin dhe duket se i ka idete e qarta mbi lojtaret qe ka ne dispozicion.
Fatos LAMAJ