Monday, November 25, 2024

Conference League, Partizani humbet 1-0 takimin e parë në transfertë me Astanen, por shpreson ta përmbysë në ndeshjen e kthimit një javë më pas

Lexo

Të kuqtë e Partizanit janë mundur nga Astana të Kazakistanit në ndeshjen e parë të Conference League faza Play-Off. Sfida e luajtur pasditen e sotme në transfertë ka qënë një nga ndeshjet më të rëndësishme të historisë së Paretizani së tij, teksa kampionët e Shqipërisë i ndan vetëm një pengesë nga faza e grupeve të Ligës së Konferencës, një cak ky që nuk e kanë shkelur asnjëherë më parë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Zoran Zekiç zbriti në fushën e blertë me një një skemë loje 4-2-3-1, me Grezdën si sulmuesin e vetëm. Por 45 minutat e para flasin vetëm skuadrën vendase, që ka shijuar kontrollin e topit në masën 81 %, kundrejt vetëm 19 % të Partizanit, por edhe ka goditur 5 herë në drejtim të portës së të kuqve, nga të cilat 3 në kuadrat, ndërsa për skuadrën e Zekiçit, këto shifra kanë qenë 0. Dhe skuadra vendase ka gjetur golin e parë në minutën e 40-të, me anë të Stjepan Lonçarit, ndërsa Partizani ka qenë me fat në fund, teksa goli i dytë, i realizuar nga Aibetov, do të anulohet për pozicion jashtëloje.

Me epërsinë mimave të Astanës do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa e dyta do të shohë një lojë më të hapur, me Partizanin që del më shpesh nga gjysmëfusha e vet, teksa vendasit ta gjejnë edhe një herë golin, me anë të Tomasovit, por ai anulohet për pozicion jashtëloje në minutën e 70-të. Ndonëse skuadra e trajnerit Zoran Zekiç do të përpiqet në 20 minutat e mbetura dhe ato 9 shtesë, por pa forcën dhe saktësinë e duhur, Astana e mund Partizanin 1-0 dhe vjen në ndeshjen e kthimit në Tiranë pas një jave me një epërsi minimale që sidoqoftë e le të hapur çështjen e kualifikimit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img