Episodi që ndodhi mes Rubiales dhe Hermoso-s nuk është anashkaluar nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Ky i fundit konsideron si “një mallkim” kreun e Federatës Spanjolle të Futbollit. Sipas tij Rubiales është fajtor pasi me gjestin e tij bëri që të prishej festa e madhe e Spanjës për fitoren në Botëror.
“Festimet e një suksesi të madh për fat të keq u prishën për një gjest që ndodhi në ceremoninë e ndarjes të medaljeve. Ne si organ do të mbajmë qëndrim të ashpër përballë këtyre episodeve dhe ju them se pezullimi 90 ditorë do të jetë në fuqi deri ditën e fundit. FIFA përkrah futbollin e femrave”, shkroi Infantino në një mesazh të postuar në faqen e tij në Instagram.