Futbollistët e Vllaznisë U19-të kanë surprizuar teksa kanë mundur në ndeshjen miqësore Vllazninë U21. 5 me 0 është mbyllur kjo miësore, ku golat për skuadrën e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani i kanë shënuar Klajti Halili dhe Kevin Dodaj nga dy dhe një i tillë është shënuar nga Ersi Zaganjori. Për trajnerin e 19 vjeçarëve, Vioresin Sinani, futbollistët e tij i zbatuan mjaft mirë detyrat e dhëna në fushën e lojës, ndaj është i kënaqur me grupin që ka në dispozicion.
Sipas tij, kjo miqësore i shërbeu të dyja skuadrave në përgatitje për nisjen zyrtare të kampionatit.
Deri me datë 25 shtator që Federata Shqiptare e Futbollit ka caktuar për startin e kampionatit, Vllaznia U19 ka planifikuar të zhvillojë edhe një miqësore tjetër.
(Video) Intervisten e plotë në video, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE