Monday, July 15, 2024

(Video) Mundi 5-0 Vllazninë U-21, trajneri i Vllaznisë U-19, Vioresin Sinani, i kënaqur me futbollistët e tij, garanci për furnizimin e Vllaznisë së madhe

Lexo

Futbollistët e Vllaznisë U19-të kanë surprizuar teksa kanë mundur në ndeshjen miqësore Vllazninë U21. 5 me 0 është mbyllur kjo miësore, ku golat për skuadrën e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani i kanë shënuar Klajti Halili dhe Kevin Dodaj nga dy dhe një i tillë është shënuar nga Ersi Zaganjori. Për trajnerin e 19 vjeçarëve, Vioresin Sinani, futbollistët e tij i zbatuan mjaft mirë detyrat e dhëna në fushën e lojës, ndaj është i kënaqur me grupin që ka në dispozicion.

Sipas tij, kjo miqësore i shërbeu të dyja skuadrave në përgatitje për nisjen zyrtare të kampionatit.

Deri me datë 25 shtator që Federata Shqiptare e Futbollit ka caktuar për startin e kampionatit, Vllaznia U19 ka planifikuar të zhvillojë edhe një miqësore tjetër.

(Video) Intervisten e plotë në video, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img