Thursday, October 30, 2025

(Video) Ani Haxhillari, boksieri kampion në Gjermani, që i është bashkuar Vllaznisë për K. Kombëtar, premton titull individual dhe ekipor me kuqeblutë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në një prononcim të dhënë muajin e kaluar për mediat, trajneri i Vllaznisë Zef Gjoni, bënte thirrje që boksierë cilësor, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre sportiv jashtë vendit të vijnë dhe të boksojnë për Vllazninë në Kampionatin Kombëtar të boksit që do të zhvillohet me datë 15 shtator në Tiranë.

Dhe, dy prej tyre, kampionët Ani Haxhillari dhe Geljan Rajku, të cilët karrieren e tyre e ushtrojnë në Gjermani dhe Angli, iu përgjigjen pozitivisht thirrjes së Vllaznisë. Pamjet që shoqërojnë shkrimin në fjalë janë pikërisht gjatë proçesit stërvitor të dyshes, Ani Haxhillari dhe Geljan Rajku, të cilët do të jenë pjesë e formacionit kuqeblu për ndeshjet e 15 shtatorit.

Në një intervistë të dhënë për Veriu Sport, kampioni Haxhillari, shpreh kënaqësinë që i është bashkuar Vllazninë, ndërkohë që falenderon trajnerin Gjoni dhe boksierët kuqeblu për mikpritjen.

I pyetur për objektivin e tij personal, Haxhillari,  flet me bindje të plotë se do të jetë kampion kombëtar në peshën e tij. Ndërkohë që të njëjtën gjë garanton edhe në klasifikimin ekipor që Vllaznia të jetë kampione e Shqipërisë për të 25-tën herë radhazi.

 (Video) Intervisten e plotë me boksierin kampion, Ani Haxhillari i ardhur nga Gjermania mund ta ndiqni në kanalin tonë Verio Sport-YOUTUBE.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Luftëtari mbetet “kockë e forte” për Laçin. Kurbinasit pretendet për Superiore, nuk shkojnë më shumë se barazimi në Gjirokastër

Luftëtari-Laçi 0-0 Kartonë të verdhë:Lala 24,Zaimi 49,Çelkupa 55,Isteri 89,Ndreu 90+3/Xherrison 49,Bibo 71,Jakpona 85 Luftëtari:Mamadov,Zaimi,Isteri(Nika 90),Diamanti(Ndreu 60),S.Puci,Cereni(Brahimi 78),Stërling(Frashëri 90),Solomon(Th.Puci 78),Lala,Mukoj,Çelkupa Trajner:Besmir Shabani...
- Advertisement -spot_img