20 vjeçari i talentuar i kombëtares së Shqipërisë Mario Mitaj është shndërruar në një çështje për klubin rus Lokomotiva e Moskës, ku ai bën pjesë. Shkëlqimi i mëngjërashit të prapavijës me origjinë nga Vermoshi i Malësisë Madhe është bërë objekt diskutimi në radhët e tifozërisë ruse, e cila teksa konstaton se trajneri i klubit të tyre e ka lënë në hije duke mos i dhënë minutat e duhura në fushën e lojës, ka bërë që ato të reagojnë.
Në komentet e tifozëve, një pjesë e madhe e të cilëve janë publikuar në rrjetet sociale, duket qartë pakënaqësia që ato ndjejnë në këtë rast, duke i kërkuar klubit dhe trajnerit që të reagojnë në këtë rast.
“Nuk është e mundur që një lojtar si Mitaj të mos ketë vend në formacion”, “sa herë ka luajtur me Shqipërinë ka qenë nga më të mirët në fushë” dhe “do të qëndrojë edhe për pak me ne, kam frikë se do të largohet”, janë disa prej komenteve të bëra nga tifozët e Lokomotivës të Moskës në rrjetet sociale pas fitores që mori Shqipëria përballë Bullgarisë, ku Mitaj shkëlqeu me një asist në golin e Qazim Laçit.
Këtë sezon Mitaj ka luajtur 664’ minuta në total me Lokomotivën e Moskës. Minuta këto të koleksionuara në Premier Ligën Ruse (6 ndeshje) dhe Kupën e Rusisë (3 ndeshje).