Dy ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia, U17 dhe U19, të cilët konkurojnë në kategorinë e Superligës së moshave, janë ndeshur këtë fundjavë me dy ekipet respektive të KF Tirana. Ndryshe nga ekipi i 19-vjeçarëve që fitoi me rezultatin 1 me 0, 17 vjeçarët u mundën me rezultatin, 0 me 1.
Në duelin e 17 vjeçarëve, pati shumë rivalitet, por edhe me episode të aspektit të gjykimit. Fjala është për një penallti të dyshimtë të akorduar nga arbitri Granit Sulko, i Kolegjiumit të Lushnjes në favor të ekipit bardheblu, e cila vendosi edhe fatin e takimit duke nxjerrë fituese Tiranën me rezultatin 0 me 1.
Megjithatë, në prononcimin e pas ndeshjes, trajneri kuqeblu, Ersi Çaku nuk preferon të ndalet shumë tek gjykimi, teksa shprehet i kënaqur për lojën e skuadrës së tij.
Mungeses së rezultateve jo shumë pozitive të kësaj faze, Çaku ia faturon edhe numrit të pakët të futbollistëve që ka patur në dispozicion, por edhe dëmtimeve që e kanë shoqëruar gjatë kësaj periudhe.
Duke lënë pas pretendimet e renditjes, për trajnerin Çaku, më e rëndësishme është përgatitja e këtij brezi për të qënë gati kalimi i tyre në ekipin e parë.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Vllaznisë U17, Ersi Çakum mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.