Wednesday, May 8, 2024

Futboll Kategoria e Parë-Katër duele sot, që të gjitha nisin në orën 13:30

Lexo

Në fushë ditën e sotme do të zbresin edhe ekipet e Kategorisë së Parë. Në orën 13:30 do të luhen 4 sfida paralelisht. Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 15-të të kampionatit.

Kastrioti do të përballet në shtëpi me Tomorin,ndërsa Bylis kërkon fitoren përballë Luzit për të thelluar më shumë diferencën nga vendi i dytë që është Elbasani.

Në krahun tjetër Burreli luan në transfertën e vështirë të Lushnjes,kurse Korabi kërkon 3 pikët përballë Besës për tu afruar sa më shumë me vendet para dhe për të lënë pas ecurinë jo të mirë.

Kalendari i ndeshjeve të sotme-Kategoria e Parë, java e 15-të

Bylis-Luzi 2008(13:30)

Lushnja-Burreli(13:30)

Kastrioti-Tomori(13:30)

Besa-Korabi(13:30)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img