24 orë përpara sfidës Vllaznia-Tirana e njohur tashmë si klasikja e futbollit shqiptar, në të dy kampet respektive janë organizuar konferencat e shtypit, në të cilat janë prononcuar trajnerët përkatës, Tomas Brdariç i Vllaznisë dhe Orgesi Shehi i Tiranës.
Tomas Brdariç(Trajner i Vllaznisë)
“Po e presim mire këtë ndeshje, jemi përgatitur gjatë të gjithë javës. E dimë rëndësinë e saj dhe sesi shkodranët mezor e presin një përballje të tillë. Do hyjmë në fushë për të marrë tre pikët. Unë e bazoj këtë besim dhe vendosmëri të marrjes së fitores në sjelljen e skuadrës, te lojtarët e mij. E dimë se në javët e fundit nuk kemi bërë atë që të gjithë kanë pritur. Kemi punuar mirë për të përgatitur ndeshjen e nesërme dhe kam parë ekipin gjatë javës. Sa i pëket tifozëve, mund të them se ata janë më të mirët, e di që presin shumë nga ne. Le t’i bëjmë të ëndërrojnë, sepse njerëzit këtu identifikohen me këtë. Nesër është një ndeshje dhe duhet të bëjmë më të mirën tonë me mundësitë që kemi. Jam duke ndërtuar diçka në Shkodër dhe më pëlqen që jam këtu. Nuk do të flas për dëmtimet, por për lojtarët që janë gati dhe sesi ta fitojmë këtë ndeshje. Dua që këta lojtarë të kenë ndjeshmëri për duelin”, tha ndër të tjera njëshi ni pankinës kuqeblu, Tomas Brdariç.
Orges Shehi(Trajner i Tiranës)
“Kemi vështirësi edhe për shkak të situatës, por edhe për kartonët, megjithatë, me lojtarët që janë të gatshëm, besoj se mund ta përballojmë këtë ndeshje që kemi. Mendoj se është ndeshje shumë e rëndësishme, edhe nga kundërshtarët që kemi përpara, por edhe nga situata që jemi që kemi nevojë për pikë. Është ndeshje përballë një kundërshtari që ka bërë shumë mirë këtë vit. Duhet të sillemi si kampionët në fuqi, duhet të hyjmë me këtë mentalitet, përballë një kundërshtari që po bën mirë. Kemi objektivat tona, është klasikja e futbollit shqiptar, dhe motivimi në kësisoj rastesh nuk mungon te asnjë. Do të kemi ndryshime, pasi na mungojnë dy shtyllat e mbrojtjes, por do të përshtatemi me këto vështirësi, shpresoj që t’ia dalim. Janë edhe shumë javë në lojë, nuk mund të heqim dorë nga objektivat tona. Ne luajmë për t’u rikthyer aty ku duhet. Ndeshja e fundit me Teutën na ka lënë një shije jo të mirë dhe duhet të rikthejmë imazhin personal dhe të ekip. Në lidhje me largimin e Muçit mund të them se është një lojtar me shumë cilësi, nga më të mirët dhe talenti i futbollit shqiptar. Në futbollin modern, dinamika është shumë e ndryshme. Kjo lëvizja e Muçit, është lëvizje e futbollit modern. Sigurisht që do të na mungojë, sepse dihen cilësitë e tij, por duhet të shikojmë përpara.”, theksoi trajneri bardheblu në konferencën për shtyp.