Sunday, December 1, 2024

Ilir Meta, Rudi Vata dhe flamuri shqiptar në uniformën e tifozëve të Sëlltik Gllazgout

Lexo

Nëse Shqipëria dhe Skocia po ecin çdo ditë e më tepër drejt një afrimiteti dhe bashkëpunimi të ndërsjellëtë, merita i takon legjendës së futbollit shqiptar, shkodranit Rudi Vata. Ish kapiteni i kombëtares kuqezi është i pari futbollist shqiptar që ka luajtur në kampionatin skocez me një ekip të famshëm si Sëlltiku i Gllazgout. Madje, edhe të bëhet fitues iu kupës së Skocisë si një nga titullarët kryesorë të kësaj skuadre. Vite të arta këtë për karrierën sportive të Rudi Vatës, por që njëherazi shërbyen edhe si një vitrinë ekspozimi për Shqipërinë tek skocezët që nisën ta dashurojnë edhe më shumë tokën e shqiponjave.

Si tipiku i urës lidhëse mes Shqipërisë dhe Skocisë, pas shkëputjes nga futbolli i luajtur, Rudi Vata që disponon pasaportat e të dy shteteve i ruajti dhe i forcoi edhe më tepër lidhjet mes dy vendeve. Jo rastësisht ai emërohet edhe në pozicionin e Konsullit të Nderit të Skocisë në Shqipëri duke dëshmuar kështu reputacionin që ai ka në shtetin skocez.

Si një nga simbolet e futbollit shqiptar, dhe po ashtu me mjaft emër dhe reputacion edhe në Skoci pranë klubit të Sëlltikut, emri i Rudi Vatës do të shërbente si nxitës për formimin e “Celtic Supporters Club Albania” përmes një ceremonie hapëse ku ishte i pranishëm edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Pjesë e saj ishte edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman MBE, si dhe me legjendat e tjera të futbollit shqiptar Perlat Musta, Ferit Rragami, Shyqyri Ballgjini dhe Ilir Lame,  të cilët u përballën në vitin 1979, në kuadër të Kupës së Kampionëve të Europës me klubin e famshëm skocez të Celtic FC.

Prania e Presidentit Meta në këtë ceremony, lidhej edhe e atë që ai më herët ishte deklaruar si një tifoz skocez, pikërisht falë simpatisë që ai ka pasur ndaj figurës së Rudi Vatës. “E kisha ndjekur prej shumë vitesh Celtic FC, për shkak të madhit tonë Rudi Vata, por pasioni i atyre tifozëve më mahniti dhe që prej asaj kohe unë e kam ndjekur me shumë fanatizëm Celtic FC. Është e mahnitshme se si futbolli lidh njerëzit dhe vendet. Dhe ja ku jemi sot, Skocia, e njohur që herët si Alba, ashtu si Shqipëria vendi im, dy vendet e shqiponjave, të malësive të mrekullueshme, të njerëzve mikpritës, tashmë janë bashkuar edhe më shumë”, do të shprehej zoti Meta gjatë asaj ceremonie mbresëlënëse pak më shumë se një vitë më parë.

Por dashuria e tifozëve të Sëlltikut me Shqipërinë vijon edhe më tej, kur këto ditë kanë dalë në qarkullim edhe uniformat e reja të grupimit të “Celtic Supporters Club Albania”, të cilat befasojnë kur në dekorin e tyre, krahas dizenjos karakteristike të Sëlltikut, është i stamposur flamuri shqiptar, fotoja e presidentit Meta i deklatuar si tifoz i Sëlltikut, si dhe e futbollistit të madh, Rudi Vata. Një veprim ky që flet qartë për lidhjen e fortë që tashmë ekziston mes të dy vendeve, të cilat krahas të tjerave, pritet ta intensikojnë edhe më shumë bashkëpunimin më së shumti në fushën e sportit, dhe posaçërisht atë të futbollit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img