Teksa përcillej rezultati i ndeshjes, Teuta-Kukësi duke theksuar se nuk ka fitues në këtë përballje, pasi rezultati është në barazim 2 me 2, një komentues në rrjetet sociale do të ndërhynte duke cituar: “Fituese është Vllaznia me këtë rast”! Që do të thotë se barazimi i bregdetarëve durrsakë që ndjekin shkon në favor të Vllaznisë, e cila me një fitore të shtunën ndaj Tiranës në “Loro Boriçi” e thellon përsëri avantazhin ndaj kësaj skuadre.
Referuar ndeshjes së luajtur sot në stadiumin “Niko Dovona” duket thënë se 90-të minutat e kësaj sfide përfshirë edhe ato të shtesës dhuruan spektakël. Merita është për të dyja skuadrat, të cilat luajtën hapur me objektiv fitoren. Durrsakët, që u duhej patjetër fitorja për të vijuar presionin ndaj Vllaznisë kryesuese, luftuan fort për të marrë tre pikët e duhura. Shënuan dy gola me anë të Dejvi Bregut përkatësisht në minutat 35 dhe 72, por edhe pse barazuan kukësianët me golat e Eze Tsintsadze në 70 dhe 86-tën minutë, por ishin të pafat në minutën e tretë shtesë kur top ii gjuajtur nga Lorenco Vila u ndal në shtyllën pingule të portës së Kukësit.
Një barazim ky “vrasës” për durrsakët e drejtuar nga shkodrani Edi Martini, ndërkohë që pika e marrë shërben si “oksigjen” për skuadrën e drejtuar nga Mirel Josa në mënyrë që Kukësi të ngjitet në vendin që i takon, në skuadrat e kreut të tabelës së kalsifikimit.
Java e 21-të e Superiores së futbollit shqiptar vijon me çiftet e tjera që do të luhen ditën e shtunë, mes të cilave edhe klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana, starti i së cilës është në orën 13.00.
E premte:
16.00 Teuta – Kukësi 2:2
E shtunë
13.00 Vllaznia – Tirana
13.00 Bylis – Skënderbeu
13.00 Kastrioti – Apolonia
16.00 Partizani – Laçi