Egnatia mposht Kukësin dhe marshon në krye të renditjes

KUKËSI 1-4 EGNATIA (Rashiti 80′ / Malota 12′, Fernando 30′, Gjata 34′, Montenegro 90′)

Egnatia përforcon edhe më shumë pozitën në krye të renditjes duke mposhtur me rezultatin 4-1 Kukësin në “Kukës Arena”.

Që në minutën e 12-të rrogozhinasit shënuan me anë të Malotës. Pas golit më Malotës, Egnatia fitoi penallti në të 30-ën, ku Felipe ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Zejnullait. Nga pika e bardhë Fernando gabon në gjuajtjen e parë, por portieri Tafas lë topin aty dhe sulmuesi i Egnatias nuk fal për 0-2. Katër minuta më pas rrogozhinasit shënojnë edhe golin e tretë. Asist perfekt i Ndrecës dhe Gjata shënon për 0-3. Trajneri Nica ndërhyn dhe bënë 3 zëvendësime, mes tyre edhe portieri Tafas i lënduar.

Në pjesën e dytë Kukësi mundohet të reagojë dhe shpërblehen në minutën e 80-të Rashiti ngushton diferencat. Por vetëm kaq, pasi me anjë të një kundërsulmi, Egnatia shënon golin e katërt me anë të Montenegros një minutë para fundit.

Një fitore bindëse, rrogozhinasit blindojnë kreun dhe ngjiten në kuotën e 43 pikëve. Nga ana tjetër, Kukësi ka harruar të fitojë, 10 ndeshje radhazi në kampionat pa sukses dhe mbetet në zonën që të çon një kategori më poshtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu