Tuesday, November 26, 2024

Tetova: “Lëshuam terren, nëse një ekip do që të jetë në krye duhet të ketë më shumë uri për të mbajtur balancat”

Lexo

Egnatia tregon forcën edhe në “Kukës Arena”, duke mposhtur me rezultatin 4-1 Kukësin vendas dhe vazhdon të kryesojë tabelën e Superiores. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, ka folur trajneri i Egnatias, Edlir Tetova:

“Jam i kënaqur, por kishte gjëra të mira, por dhe të këqija. Pas rezultatit 3-0 ne lëshuam paksa terren dhe nuk më pëlqeu. Tërheqja e ekipit nuk më pëlqeu dhe lufta lojtar me lojtar. Çfarë u thashë lojtarëve në pushim? Fola për këtë, për 15 minutat e fundit dhe nuk u mora fare me 3 golat. Nëse një ekip do që të jetë në krye duhet të ketë më shumë uri për të mbajtur balancat.

Rikthimi i Malotës dhe Aleksit? Ato janë lojtarë të rëndësishëm të ekipit. U bë kohë që janë pjesë e formacionit tonë. Lojtarët që luajtën ndaj Skënderbeut nuk bënë keq, por lëvizja e topit nuk ishte e duhura”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img