Flamurtari nuk ndalet, zyrtarizon sulmuesin e njohur

Flamurtari nuk ndalet në merkato. Vlonjatët vazhdojnë që të përforcojnë organikën në merkaton e janarit dhe kanë arritur që të firmosin me një emër të njohur të futbollit shqiptar.

Vasil Shkurtaj tashmë zyrtarisht është një lojtar i Flamurtarit. Sulmuesi është transferuar në Vlorë për të luajtur me fanelën e kuqezinjve në pjesën e dytë të sezonit. Shkurtaj është aktivizuar me disa skuadra në Shqipëri si Laçi, Kukësi apo Luftëtari, ndërsa së fundmi është aktivizuar në Qipro.

Vlonjatët pretendojnë rikthimin në elitën e futbollit shqiptar këtë sezon dhe deri tani kanë afruar në skuadër gjatë merkatos së janarit emra si Sebastián La Torra, Gersi Diamanti, Arton Podrimcaku, Justinas Janusevskis dhe Idriz Batha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu