Thursday, November 28, 2024

Partizani-Egnatia, “derbi” i vërtetë i Superiores… Klevis Bejkolli

Lexo

Në prag të përballjes direkte të dy kryesuesve të Superiores, që vlen (ndoshta) një sezon në aspektin moral, ky kampionat është përshkruar nga dominimi real dhe i merituar i Egnatias. Distanca prej 10 pikësh aktualisht, më shumë se Partizani, e bën këtë duel jo aq të ngjashëm me ato Inter dhe Juventus në Serie A, Real Madrid dhe Girona në Spanjë, apo Bayern Munich dhe Leverkusen në Gjermani. Me këtë Egnatia, edhe renditja e Superiores po krijon një histori të re.

Askush nuk do ta kishte imagjinuar që Egnatia do të ishte kaq e qëndrueshme, e fortë sportivisht dhe e sigurt financiarisht. Ky grup lojtarësh të skuadrës rrogozhinase garanton dominin të gjatë në futbollin shqiptar, jo sot për nesër.

Egnatia mbetet më e fortë jo vetëm se kryeson me 10 pikë distancë nga kampionët e vendit në fuqi, por nuk i ndryshon objektivat futbollistikë, siç ndodh me skuadra të tjera që luhaten e tronditen, vijnë dhe ikin në Superiore, pas pak shkëlqimi si “fije kashte” shuhen e kthehen në “viktima” të krizave shumë dimensinale.

 

Partizani po mundohet të qëndrojë sa më pranë Egnatias, ndërsa rizgjimi i Vllaznisë jep shpresë për më shumë cilësi të këtij sezoni të Superiores dhe më tej.

Për KF egnatian 10 pikë janë dhe nuk janë shumë, duke ditur edhe sa ka mbetur deri në fund të kampionatit, duke ditur se “final four” i zeron të gjitha.

Pra, të shtunën do të ishte mirë të ishim dëshmitarë të ndeshjes së madhe të një kampionati të bukur, ku Egnatia dhe Partizani janë promotorë të padiskutueshëm. Me siguri do të jetë histori krejt tjetër nga ndeshja dëshpëruese pararendëse, e cila u zhvillua në dy ditë të ndryshme për shkak të tragjedisë së Dwaamenës. Partizani do të sulmojnë për të ngushtuar diferencën në renditje, duke dashur të frenojë rivalin e drejtpërdrejtë si “trofe” morali, por dhe Egnatia që di të luaj vetëm sulm do luaj lart.

Me siguri, kjo ndeshje do të jetë reklamë për futbollin tonë. Nuk ka vend për polemika si në prag të Inter-Juventus, fjala vjen, për “policë dhe grabitës” apo histori të vjetra. Egnatia është imponuar në Superiore me futboll të bukur e “fair play”, ndaj urimi i vetëm që shkon në këtë rast është: Fitoftë më i miri!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img