Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të Evropës në basketboll për meshkuj, është rikthyer të enjten në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, që, siç dihet, ka siguruar të drejtat ekskluzive të transmetimit për 3 sezone. Dhe takimi që ka ardhur në mbrëmje për sportdashësit drejtpërdrejt në RTSH Sport, ka qenë ai i vlefshëm për javën e 26-të, midis Valencias dhe Olimpiakosit. Në fakt, sfida e luajtur në Spanjë ka parë dy 10-minutëshat e parë të jenë të luftuar, me skuadrën greke që e fiton atë të fillimi 21-19, por skuadra vendase reagon dhe e fiton të dytin 20-19.
Kjo bëri që dy ekipet të shkojnë në pushimin e madh midis dy gjysmave me Olimpiakosin që kryeson me një pikë të vetme, 40-39. 10-minutëshi i 3-të do të jetë ai që do të vulosë fatin e ndeshjes, pasi do të karakterizohet nga nervozizmi i skuadrës vendase ndaj gjyqtarëve dhe, për rrjedhojë, është Olimpiakosi që e fiton këtë fraksion loje me shifrat 20-9, duke kryesuar kështu me 12 pikë epërsi, 60-48, pas një gjysmë ore lojë.
Dhe nervozizmi u kushton shtrenjt spanjollëve, pasi skuadra greke e fiton edhe 10-minutëshin e 4-t dhe të fundit, me shifrat 18-17 dhe gjithë ndeshjen me rezultatin 78-65, duke korrur fitoren e 15-të në këto 26 javë, ndërsa Valencia pësoi humbjen e 13-të, ndërsa ka korrur po aq fitore.