Kampionati “Abissnet Superiore” për vajza rikthehet këtë fundjavë me sfidat e javës së dhjetë, mes të cilave spikat kryesfida Vllaznia-Partizani. Kampionet në fuqi të Vllaznisë do të përballen me vajzat e Partizanit, qaë aktualisht janë finalist të Kupës së Shqipërisë.
Takimi, që do të nisë në orën 14:00, përballë dyh skuadrat, të cilat kanë si synim vetëm fitoren. Por, natyrisht një objektiv i tillë është më shumë në anën e Vllanzisë, e cila duke qënë se në kompeticionin e Kupës së Shqipërisë pati problem në lidhje me pjesëmarrjen e ndeshjes së dytë të kthimit me Gramshin, për të cilin Komisioni i Disiplinës në FSHF e dënoi me humbje të ndeshjes në tavolinë, tashmë e gjithë vemendja është e përqëndruar për garën e kampionatit.
Këtë e verteton edhe angazhimi maksimal që presidenca me në krye Lazër Matinë, i kushtoi shumë rëndësi përforcimit të skuadrës, ku pas largimit të goleadores Megi Doçi, së fundmi prezantoi tre futbolliste të huaja duke blinduar repartet e lojës në të gjitha aspektet, nga porta në sulm.
Gjithësesi, mbetet për t’u parë përformanca e skuadrës kampione në fushën e lojës, ndeshje e cila luhet në orën 14:00 të ditës së sotme në stadiumin “Loro Boriçi”, pikërisht, aty ku një ditë më parë, Vllaznia e meshkujve sfidoi kryesuesen Egnatia me rezultatin 2-1.
Krahas tre pikëshit që e mban në krye të tabelës së klasifikimit, për Vllazninë e futbollit të femrave, një fitore e sotme shkon edhe për festën e 105 vjetorit të klubit kuqeblu.