Armando Broja ka mundur të shijojë fitoren historike të Fulhamit në “Old Trafford“ nga stoli ku qëndroi për të 90’ pasi trajneri i klubit nga Londra preferoi Rodrigo Munizin.
Transferta në Mançester nuk ishte aspak e lehtë për Fulhamin pasi vendasit vinin pas katër fitoresh radhazi.
Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola ekuilibrat u thyen në të 65’ nga Basej. Vendasit u munduan që të rrisnin presionin duke gjetur golin e barazimit vetëm në minutën e 89’ me anë të Meguajër.
Kryesori akordoi plot dhjetë minuta shtesë, por në të shtatën goditën përsëri miqtë me anë të Iuobit.
Pas 26 ndeshjesh të luajtura Junajtid renditet i gjashti me 44 pikë ndërsa Fulham me 12 pikë më pak renditet i 12-ti.