Skënderbeu ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, teksa mposhti minimalisht Partizanin.
Vendosi një gol i shënuar nga Dean Liço në minutën e 36-të, pas një penalltie të shkaktuar nga Sembene, për prekje me dorë.
Pas një pjese të parë të dominuar nga Skënderbeu, e dyta ishte një tjetër histori. Partizani domino fraksionin e dytë të lojës, duke krijuar disa raste shënimi, por pa sukses.
Nuk mungoi as tensioni, ku fillimisht Rrapaj dhe Janaqi u përplasën ashpër, çka solli edhe ndëshkimin e të dyve me të kuq.
Edhe në fund të takimit, kishte një përplasje masive, mes lojtarëve të dy ekipeve.
Me këtë fitore, Skënderbeu shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa Partizani mban vendin e dytë me 40 pikë, 9 më pak se Egnatia kryesuese.