Saturday, April 13, 2024

Devolli: “Patëm bllokadë 10 minuta, lamë kundërshtarin të luante më shumë te gjysma e fushës sonë. Duhet të vazhdojmë punën”

Lexo

Kukësi u mposht nga Erzeni ka mposhtur me përmbysje në “Kukës Arena”, me rezultatin 1-2, e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Pas ndeshjes, trajneri i Kukësit, Bledar Devolli foli për mikrofonat e MCN TV:

“E kishim parë ekipin e Erzenit, sidomos ndeshjen e fundit me Skëndërbeun. E nxorrëm golin ashtu siç kemi punuar, vertikalizim te Salami pasi i ka cilësitë, por nuk e di se çfarë ndodhi sidomos në 10 minutat e pjesës së dytë. U ul automati. Një penallti e shkaktuar palidhje, pasi lojtari po vinte nga krahu jo drejt portës. Më pas ajo goditje standarde. Prap nuk u mërzitëm dhe bëmë disa ndryshime, i patëm rastet me Rashitin. Po të shkonte ndeshja 2-0 do kishte tjetër anë psikologjike për të dyja palët, ky është futbolli do t’i pranojmë verdiktet.

Kukësi do të mbijetojë? Ne do të vazhdojmë punën dhe garën. Po të rregullojmë disa gjëra të vogla që na çojnë te e madhja… janë 33 pikë në lojë. U fik automati? Patëm bllokadë 10 minuta. E lamë kundërshtarin të luante më shumë te gjysma e fushës sonë. Ajo që ishte e pafalshme ishte kundrapjeta dhe goditja standarde.

I dorëzuar? Po u dorëzova unë, vaj hallin djemt sepse janë të rinj. Unë po them që nuk do të dorëzohem, do vazhdojmë punën. Eleminojmë disa gjëra… jo vetëm tani që jam unë, por edhe kur kanë qenë kolegë të tjerë. Për gjëra të vogla është ndëshkuar Kukësi.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img