Thursday, November 28, 2024

Kampionati Kombëtar i Futsallës/Pas javës së tetë kryeson Tirana me 21 pikë

Lexo

Janë luajtur takimet e javë së tetë të Kampionati Kombëtar të Futsallës. Kjo javë rezervoi këto përballje, Flamurtari – Partizani dhe Tirana -Vllaznia.

Partizani dhe Tirana u rikthyen te fitorja pasi mposhtën respektivisht Flamurtarin dhe Vllazninë. Të kuqtë dominuan takimin dhe fituan me rezultatin 8-4 ndaj vlonjatëve duke u ngjitur në vendin e dytë me 10 pikë. Pas javës së tetë, Flamurtari renditet në vendin e fundit me 7 pikë.

Tirana triumfoi 6-3 ndaj Vllaznisë dhe bardheblutë janë në kuotën e 21 pikëve, ndërsa kuqeblutë renditen të tretët me 8 pikë.

Në javën e nëntë të Kampionatit Kombëtar të Futsallës, Partizani do të përballet në derbi me Tiranën, ndërsa Vllaznia me Flamurtarin.

Rezultatet e javës së tetë të Kampionatit të Futsallës:

Flamurtari Futsal – Partizani Futsal 4-8

Tirana Futsal – Vllaznia Futsal 6-3

Renditja:

1 Tirana Futsal         21 pikë

2 Partizani Futsal     10 pikë

3 Vllaznia Futsal       8 pikë

4 Flamurtari Futsal  7 pikë

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img