Katalanasit sigurojnë kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampioneve pas fitores 3-1(ndeshja e parë, 1-1)
Pas Lacios, Italia humbet një tjetër ekip në Ligën e Kampionëve. Napoli është mundur 3-1 nga Barcelona në ndeshjen e dytë të fazës së 16-shes (1-1 në Maradona) dhe i thotë lamtumirë kompeticionit dhe gjithashtu Kupës së Botës për Klube 2025. Katalanasit në avantazh 2-0 në harkun kohor prej dy minutash, nga minuta e 15-17: Fermin zhbllokoi sfidën me një gjuajtje të ulët në shtyllën e afërt, Cancelo dyfishoi epërsinë pas shtyllës së Raphinha-s.
Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës Amir Rrahmani shënoi për Napolin në minutën e 30-të duke shkurtuar diferencën në 2-1. Por, më pas të kaltërit shtynë fort në 20′ e parë të pjesës së dytë, por pa arritur golin e barazimit. Në minutën e 80-të, Lindstrom humbi një mundësi të mirë për të barazuar, ndërsa tre minuta më vonë Leëandoëski shënoi të tretin për Barçën në portën e zbrazët. Në finale, traverse nga Olivera.
Në fund, skuadra më cilësore, me më shumë kualitet, siguroi biletën për në çerekfinale të kompeticionit më të rëndësishëm në nivel klubesh në Europë. Yamal dhe Raphinha ishin dy “gjemba” të vazhdueshme, Leëa gjeti golin e tij të zakonshëm në Ligën e Kampioneve, ndërsa Calzona u tradhtua nga Kvara, por mbi të gjitha Osimhen.