Shumë komente kanë shoqëruar humbjen e Vllaznisë në transfertën kuksiane për javën e 28-të të kategorisë Superiore duke krijuar një farë pesimizmi në radhët e tifozërisë shkodrane. Por, për analistin e njohur sportiv të Shkodrës, Apollon Haxhi, edhe pse kritikat janë të drejta, ai ka besim të plotë do të kalohet pa problem nga skuadra kuqaeblu.
Sipas tij, ndërprerja e kampionatit për ndeshjet miqësore të kombëtares së Shqipërisë pritet të ndikojnë pozitivisht për konsilidimin e skuadrës në mënyrë që me rikthimin e ndeshjeheve, Vllaznia të jetë gati për sfidën me Erzenin në kampionat si dhe gjysëmfinalen e parë të Kupës me Egnatian.
Opinionet e tij, analisti sportiv Apollon Haxhi i dha për Veriu Sport, ku intervistën e plotë mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar Veriu Sport-YOTUBE.