Prononcimi i trajnerit të Kukësit, Bledar Devolli, pas ndeshjes, Kukësi-Dinano, 1-1
“Jam i kënaqur nga çunat. Kemi krijuar identitet si ekip. Kemi një filozofi loje që po na përshtatet. Shkojmë me logjikë te porta, krijojmë raste. Më vjen keq për golin e pësuar, qe i evitueshëm. Çunat kanë bërë 3 ndeshje me shumë intesitet në 3 ditë. Bravo iu qoftë.
Ne kërkojmë gjithmonë të bëjmë presing, të luajmë me intesitet, të rinisemi. Më në fund po e fusim ekipin në shina. Keqardhja është e madhe. Për mua lamë dy pikë. Nuk e di, trajneri kundërshtar mund të ketë parë ndonjë ndeshje tjetër. Janë edhe 6 ndeshje, ne do të përpiqemi të bëjmë ndeshjet tona dhe të marrim maksimumin.
Në 5 minutat pas golit, zbritëm pas linjës së topit. Duhet ta nxirrnim topin jashtë. Janë gabime që ndodhin nga lodhja dhe nga mungesa e eksperiencës. Do të vazhdojmë punën me këtë dëshirë dhe entuziazëm. Nuk kam asnjë pishman.
E kishim lojën nën kontroll. Nuk kishte rrezikshmëri Dinamo. I kishim marrë masat, në ato 5 minuta normal që do zbresësh më poshtë. Nuk kishte rrezikshmëri përveç rastit të golit. Nuk ka çfarë thotë një trajner kur ekipi prodhon, lufton dhe sakrifikon. Këta djem meritojnë respekt për punën që po bëjnë. Po sajojmë lojtarë nëpër pozicione. Ne si staf diskutojmë shikojmë, çdo gjë e kishim nën kontroll. Krosa të dëshpëruara ok, nuk pati rrezik.
Dinamon e ndihmoi dhe pak fati, unë me fatin nuk ha dot inat. Çfarë thotë kundërshtari nuk më intereson, nuk e di çfarë ndeshje ka parë Mehmeti”, u shpreh Devolli.