Monday, May 20, 2024

Mehmeti, i pakënaqur me barazimin në Kukës. Tekniku i Dinamos: Ndoshta kemi humbur dy pikë në këtë ndeshje!

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Dinamos, Dritan Mehmeti, pas barazimit 1 me 1 në transerten kuksiane

“Normalisht e dinim forcën e Kukësit pasi kanë bërë mirë këto 3-4 ndeshje, sidomos në Kupë. Lojtarët duhet të përshtateshin më shpejt me terrenin pasi kundërshtarët luanin me topa të gjatë. Megjthatë në pjesën e dytë duhet të ishim më të qetë përpara portës për të ndryshuar rezultatin dhe tek goli i kundërshtarit ua dhamë ne mundësinë, por kjo është lojë gabimesh dhe duhet të bëjmë më kujdes së janë këto episode që zgjidhin ndeshjet.

Kur i porosit lojtarët dhe nuk përmirësohen të vjen keq sepse nga mospozicionimi i tyre solli edhe golin e kudnërshtarëtve, por i kuptoj pasi janë gabime indivuduale, edhe pse sna lejohen këto gabime se është në lojë kampionati. Ndoshta sot kemi humbur dy pikë.

Duhet të kërkonim më tepër me Vilën dhe Denison, në disa pozicionime Lorran duhet të ishte më i kujdesshëm, por ështu e kisha përgatitur ndeshjen sot. Jam i kënaqur me prezencën e zëvendësuesve, pjesa e terrenit nuk na lejonte të shprehnim shumë lojën. Patëm disa mundësi pjesën e dytë dhe duhet të kërkonim edhe më shumë. Lojtarët nuk dolën nga detyrat, por na e kushtëzonte kundërshtari lojën dhe na e vështirësonte duke pasur agresivitet. Jam i kënaqur nga loja e djemve. Duke pasur parasysh 90 minuta para se të bënte gol Kukësi duhet ta menaxhonim më mirë dhe duhet të kërkonim fitoren, duhet të ishim më të qetë përpara portës” deklaroi Mehmeti për “MCN TV”.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img