ndërkohë presidenti Aleksandër Leqejza, ka preferuar të qëndrojë disi larg medias. Megjithatë, pas fitores shumë të rëndësishme ndaj Studentit 3 me 0 në Shkodër, ku Vllaznia u kualifikua në mes katër skuadrave më të mira të kampionatit, Leqejza, shpreh emocionet e tij për këtë ndeshje dhe në përgjithësi për ecurinë e skuadrës.
Si një kontribues në fushën e lojës për shumë vite si volejbollist i Vllaznisë, ku edhe u zgjodh mes më të mirëve të volejbollit shkodran në 100 vjetorin e klubit Vllaznia, Leqejza shprehet i kënaqur për ecurinë e këtyre dy viteve që ai është në drejtimin e volejbollit të meshkujve, dhe së bashku me trajnerin Artan Kalaja, janë optimist se në të ardhmen do të bëjnë edhe më mirë.
(Video) Prononcimin e plotë në video të presidentit të shoqatës së volejbollit Vllaznia, Aleksandër Leqejza, mund ta ndiqni të plotë në kanalin tonë zyrtar, VERIU SPORT-YOUTUBE.
Gaspër MARKU