Tirana 1-0 Kukësi (0-2) (Deliu 17′)
Tirana ka mposhtur Kukësin me rezultatin minimal 1-0, në ndeshjen e kthimit, të vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Por kjo fitore nuk i mjafton bardhebluve për të kalur më tej pasi në finalen e Kupës së Shqipërisë është kualifikuar Kukësi.
Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Deliu në minutën e 17′ falë një goditje standarte. Pavarësisht tentativave, asnjëra prej skuadrave nuk shënoi dot më.
Sukses ky i rëndësishëm për skuadrën e Bledar Devollit, që iu fal fitores 2-0 në ndeshjen e parë. Në finale, Kukësi do të përballet me fituesin e çiftit Vllaznia-Egnatia.