Kukësi ka rënë zyrtarisht nga Superiorja. Humbja e fundit ndaj Teutës e vlefshme për javën e 33-të të Abissnet Superiore, mbylli të gjitha dilemat për verilindorët, që sezonin e ardhshëm, do të luajnë në Kategorinë e Parë.
Sa i përket ndeshjes, durrsakët, triumfuan me rezultatin 0-2 në transfertë, falë golave të Dacit në fundin e pjesës së parë dhe Boçit në minutën e 89-të.
Kjo fitore, ngjite Teutën në vendin e shtatë me 41 pikë, ndërsa Kukësi mban vendin e fundit me 26 pikë.