Turqia ka prerë një biletë për në çerekfinalen e Europianit. Ekipi i drejtuar nga Montella triumfoi 1-2 ndaj Austrisë, në supersfidën e luajtur sonte.
Demiral zhbllokoi ndeshjen që në minutën e parë, duke lëshuar sinjale të qarta. Mbrojtësi Demiral realizoi edhe golin e dytë për turqit, duke i dhënë kështu qetësinë e duhur skuadrës. Të besuarit e Ragnick u futën në lojë me Gregoristsch por pa mundur dot të ndryshojnë rrjedhën e takimit.
Turqia kështu në çerekfinale do të gjejë Holandën, në ndeshjen që luhet pas disa ditësh. Në krahun tjetër, Arnautovic me shokë duhet të kthehen në shtëpi, përpara kohe.