Në fakt, kuqeblutë e kishin planifikuar që sfida e kthimit e UEFA Europa Conference League të luhet në orën 18:00, por nisur nga temperaturat e larta që shoqërojnë këto ditë qytetin verior dhe mbarë Shqipërinë, UEFA e ka zhvendosurnë dy orë e gjysmë më vonë, në 20:30.
Ndërkohë, një tjetër vendim i prerë dhe i rëndësishëm i UEFA-s ka qënë ai ditën e sotme, që përkundër pretendimeve të palës islandeze për të mos e zhvilluar ndeshjen në stadiumin “Loro Boriçi” me preteksin e rrezikimit të jetes, ka zyrtarizuar që ndeshja do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.
Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia
UEFA Europa Conference League
Ndeshja e kthimit
KF Vllaznia – Valur
E enjte, 18 korrik
20: 30
Stadiumi “Loro Boriçi”
Forca Vllaznia