Sunday, November 24, 2024

Liga e Europës-Mungoi në sfidën Ajaks-Roma, por shkodrani Marash Kumbulla është me zemër pranë skuadrës

Lexo

Dëmtimi në përballjen me Andorrën ka bërë që futbollisti i kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla të mungojë në formacionin e skuadrës së tij italiane, Roma, në sfidën përballë Ajaksit, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Europës. Por, kjo nuk e ka penguar shkodranin e Romës të mbështesë skuadrën e tij, duke shprehur gjithë euforinë e tij me një postim në Instagram.

“Më të bashkuar se kurrë, si ekipi që jemi. Sonte zemra ime do të jetë aty me ju”, shkruan shkodrani Marash Kumbulla në mesazhin e tij Instagram pak çaste përpara ndeshjes çerekfinale të Ligës së Europës, Ajaks-Roma.

Kumbulla u dëmtua në ndeshjen e përfaqësueses kuqezi kundër Andorrës. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, ku në fillim u duk një shqetësim i vogël dhe mbrojtësi kuqezi arriti të përfundojë ndeshjen. Por më pas situata u qartësua dhe ishte shumë më serioze se sa dukej në fillim.

Nga sa bëhet e ditur, Marash Kombulla nuk do të operohet për problemin në menisk, do të ketë një terapi të veçantë për rikuperimin e tij, por sezoni për të ka përfunduar. Një problem më shumë për skuadrën e Romës, e cila në këtë sezon ka vuajtur shumë mungesën e lojtarëve për shkak dëmtimesh.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img