Myrto Uzuni hyn në histori! Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është tani golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e klubit spanjoll Granada. Me golin e tij të 45-të, Uzuni theu rekordin e mëparshëm të mbajtur nga El-Arabi, i cili kishte realizuar 44 gola.
Gjatë ndeshjes kundër kryesuesve të Racing Santander, Uzuni nuk u ndal me kaq dhe arriti kuotën e 46 golave, pasi shënoi dy herë në fitoren e thellë 3-0.
Në këtë kampionat, sulmuesi kuqezi numëron tashmë 11 gola. Një moment i jashtëzakonshëm dhe historik në karrierën futbollistike të Myrto Uzunit. Federata e Futbollit i uron Uzunit suksese të tjera në rrugëtimin e tij të shkëlqyer.