Sunday, November 24, 2024

Sponsori Xhaferi, premio ekstra kuqebluve për të mundur Tiranën dhe shumë gjigante për fitimin e titullit kampion

Lexo

Ndërkohë që skuadra vazhdon të bëjë detyrën e vet gjatë procesit stërvitor për të nxjerrur nesër në fushën e lojës një Vllazni potente me objektiv të marrë rezultat pozitiv ndaj Tiranës, nga ana tjetër është sponsori Alban Xhaferi që bën një detyrë tjetër po aq të rëndësishme, atë të mbështetjes financiare ndaj skuadrës. Në këtë mënyrë, deklaratat e tij për premio ekstra për të mundur Tiranën dhe akoma më gjigante për të fituar titullin kampion kanë dhënë efektin e duhur pozitiv tek futbollistët dhe stafi teknik për të bërë më të mirën e tyre në çdo ndeshje, duke vijuar që nga ajo e pasdites të së mërkurës në transfertë me Tiranën.

“Vazhdimisht kemi dhënë premio, por nuk kemi dashur t’i bëjmë publike. Deri në fund do të ketë shpërblime, por nuk janë shuma të përcaktuara. Sipas rëndësisë së ndeshjeve u kemi dhënë lojtarëve atë që kanë merituar në fushë, madje edhe pas ndeshjes me Apoloninë shpërndamë një premio prej 10 mijë eurosh. Gjithashtu kemi premtuar se në rast se fitojmë titullin, do të ketë një premio gjinate, të jashtëzakonshme.”, është shprehur publikisht sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi për mbështetjen financiare që ai dhe kolegët e tij i kanë dhënë Vllaznisë gjatë këtij sezoni futbollistik.

Më tej, ai merr përsipër të zbuloj edhe një fakt tjetër, atë të dhënies së dy rrogave shpërblim për skuadrën në fund të sezonit nëse Vllaznia del kampion. “Gjithashtu, krahas kësaj, do të ketë edhe një premio të madhe ekstra. Jo vetem unë, por edhe të tjerë dashamirës që janë pjesë e sponsorizimit, do të kontribuojn në këtë shpërblim të madh. Nuk kam dëshirë ta bëj publike shifrën në këtë moment, por gjithësesi do t’ia lëmë kohës”, tha Xhaferi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img