Tuesday, April 30, 2024

Basketboll Meshkuj-Faza Play-Off/Vllaznia humbet ndeshjen e parë në transfertë me Teuten, 94-90

Lexo

Kampionati Kombëtar i basketbollit për meshkuj është futur në fazën finale të tij. Katër skuadrat më të mira. Goga Basket, Teuta, Vllaznia dhe Tirana kanë nisur ballafaqimet finale të fazës Play-Off. Sipas kalendarit përkatës, dy takimet gjysëmfinale të kësaj faze kanë qënë ato, Goga Basket-Tirana dhe Teuta-Vllaznia. Në të dy çiftet përkatës, fitues kanë dalë skuadrat durrsake, Goga Basket qw ka mundi Tiranën 89 me 67, ndërsa Teuta mundi Vllazninë me rezultatin 94 me 90. Sa i përket çiftit, Teuta-Vllaznia i luajtur në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të qytetit të Durrësit duhet thënë se përgjithësisht Vllaznia bëri një ndeshje të mirë, por në momentet finale i iku fitorja nga duart.

Luftë e fortë sportive dhe rivalitet në periodën e parë, e cila mbyllet me avantazhin e ngushtë prej një pike të durrsakëve, me rezultatin 24 me 23. Por, në periodën e dytë janë kuqeblutë që të drejtuar nga trajneri Afrim Bilali kundrapërgjigjen me një fitore të thellë të periodës së dytë me shifrat 14-22 duke bërë që pjesa e parë të mbyllet po me fitoren e kuqebluve me rezultatin 38-45.

Pas pushimit mes dy pjesëve, perioda e tretë sjellë një rivalitet më të madh në fushën e lojës duke u fituar nga vendasit me rezultain 26-22, por që sërishmi shifrat e përgjithëshme pas mbylljes së periodës së tretë janë në avantazhin e Vllaznisë 64 me 67.

Ajo që vendos gjithçka në fushën e lojës është perioda e katërt, e cila çuditërisht keqpërdorohet nga kuqeblutë e Vllaznisë. Nga 3 pikë në avantazh për Vllazninë, durrsakët, jo vetëm që arrijnë të barazojnë, por duke përfituar nga tre sulme të dështuara të kuqebluve, në çastet e fundit të krejt ndeshjes marrin fitoren e krejt ndeshjes me rezultatin 94 me 90.

Takimet e dyta të fazës finale Play-Off në basketboll për meshkuj do të luhen të shtunën e 29 majit me dy çiftet, Tirana-Goga Basket dhe Vllaznia-Teuta. Me shumë interes pritet ballafaqimi në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” mes kuqebluve dhe durrsakëve të Teutës, takim ky i planifikuar të startojë në orën 19.00.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img