Tuesday, April 30, 2024

Lajm i mirë për tifozët, nga 1 korriku hapen stadiumet, në masën 30%

Lexo

Komiteti i Ekspertëve, në mbledhjen e radhës të zhvilluar sot paradite, ndër të tjera ka dhënë dhe lajmin për hapjen e stadiumeve. Duke filluar nga 1 korriku, në të gjitha kampionatet sportive, do të lejohet prania e tifozëve në masën 30% të kapacitetit të impiantit.

Kampionati i futbollit është mbyllur gjatë ditës se djeshme, por të paktën skuadrat pjesëmarrëse në Kupat e Europës kanë mundësinë të ndjejnë praninë e tifozëve, gjithmonë nëse gjatë rrugës nuk do të ketë përkeqësim të situatës nga pandemia, që do të sillte dhe ndryshimin e masave.

Një dilemë mbetet dhe fati i Kupës së Shqipërisë, për të cilën FSHF i ka dërguar një letër Komitetit të Ekspertëve që në datën 22 mars për të lejuar praninë e tifozëve në këtë sfidë. Vendimet më të fundit nuk e lejojnë një gjë të tillë, pasi sfida mes Vllaznisë dhe Skënderbeut do të luhet në datën 31 maj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img