Wednesday, November 19, 2025

Rikthehet Kupa e Shqipërisë-Ndeshjet e turit të 1/16, luhen në mesjavë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pas ndeshjeve të kombëtares me Andorrën dhe Anglinë, futbolli i lë stafetën Kupës së Shqipërisë e cila do të luaj ndeshjet e turit të 1/16 të saj.

16 ekipe do të zbresin në fushë për të mar maksimumin në këtë tur, edhe disa prej skuadrave e kan mendjen në kampionat.

Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë do të luhen të ndara në dy ditë të martën dhe të mërkurën dhe do të luhen në të njëjtën orë.

Të martën do të luhen dy ndeshjet e para dhe kështu Flamurtari do të pres në stadiumin “Oriku” skuadrën e Tomorit, ndërsa Laçi dhe Luftëtari përplasin brirët mes tyre për të kaluar më tej.

Ndërsa të mërkurën do të luhen gjashtë ndeshjet e tjera ku duele mjaftë interesante jan Skënderbeu-Iliria dhe Apolonia-Lushnja.

Vora do të ketë përballë saj Sopotin,ndërsa Besa do të pres në shtëpi Kukësin. Në “Gjorgji Kyçyku” Pogradeci dhe Korabi do të  masin forcat me njëra-tjetrën për të kaluar në turin tjetër.

Ndërsa ndeshja tjetër është mes Burrelit dhe Kastriotit e cila pritet të jetë mjaftë e luftuar për vet objektivat e të dyja skuadrave.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img