Nisin sot ndeshjet e Turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Në program janë dy duele, ku Laçi pret Luftëtarin, ndeshje e cila do të luhet në “Fushen Sportive Ahmetaq” të Vorës duke nisur nga ora 13:00.
Paralelisht me këtë ndeshje, ora 13:00, do të luhet në stadiumin “Oriku” dueli Flamurtari – Tomori.
Veriu Sport mëson se takimin Flamurtari-Tomorri do ta gjykojnë: Eglantina Pjetrushaj 27 vjeçarja që mban stemen e FIFA-s, Koleta Prenga(Durrës), Jena Mala(Shkodër), Gerard Çokaj(Lezhë).
Ndërsa, në sfidën tjetër, Laçi-Luftëtari, trupa gjykuese është kjo: Albano Stolaj, Geraldo Mënaj, Amarildo Kyçyku, Besnard Kaimi(Tiranë)
Ndeshjet e sotme të Kupës së Shqipërisë, turi i dytë
Sot
Laçi – Luftëtari (Në Ahmetaq, Vorë)
Flamurtari – Tomori (Në Orikum)
Nesër
Takimet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë vijojnë nesër, ku kalendari përmban 6 ndeshje:
Skënderbeu-Iliria
Apolonia-Lushnja
Vora-Sopoti
Besa-Kukësi
Pogradeci-Korabi
Burreli dhe Kastrioti.
Fatos LAMAJ



