(Video) Klasikja e basketit Vllaznia-Tirana, të mërkurën, ora 18:00, në “Qazim Dervishi”. Gjysmëfinalja e dytë, Play-Off për meshkuj. Zv.Trajneri Gjeçaj, premton fitore për kuqeblutë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Superliga e basketit për meshkuj luan këtë mesjavë ndeshjet e dyta të turit gjysmëfinal, faza Play-Of.

Pasi eleminoi në çerekfinale Teutën me dy fitore radhazi, Vllaznia e drejtuar nga tekniku Eni Llazani, diskuton marrjen e biletë gjysmëfinaliste duke pasur përballë Tiranen.

Sfida e parë e klasikes së basketit për meshkuj u luajt në kryeqytet, ku Tirana doli fituese me rezultatin 87 me 84, ndërkohë ballafaqimi i dytë do të luhet pasditen e së mërkurës në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” të Shkodrës duke nisur nga ora 18:00.

Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, zëvendëstrajneri i KB Vllaznia, Roni Gjeçaj, analizon humbjen e takimit të parë në kryeqytet duke bërë me dije se ishin mungesat e disa titullarëve që ndikuan në humbjen me tre pikë diferencë.

Ndërsa, sa i takon takimit të së mërkurës, falë edhe rikthimit të njërit prej mungesave, Gjeçaj beson te fitore.

Kjo gjysmëfinale e dytë do të shoqërohet me një ceremoni emocionuese, ku në pushimin e ndeshjes Këshilli i Qarkut Shkodër ka planifikuar dekorimin e disa figurave të basketbollit shkodran, mes të cilëve edhe Fatjon Taraboshin, ku klubi Vllaznia ka vendosur që biletat e kësaj ndeshje të shkojnë në mbështetje të Taraboshit që po kalon një gjendje të rënduar shëndetësore.

(Video) Prononcimin e plotë të zv.trajnerit të Vllaznisë në basket meshkuj, Roni Gjeçaj, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtare, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img