Besëlidhja e ka seriozisht. Pas realizimit të objektivit të parë, atë kualifikimit në Kategorinë e Parë, tashmë ka përpara edhe objektiva të tjera edhe më madhorë.
Ndërkohë që stafi teknik me në krye drejtorin Renato Malota po punon intensivisht për plotësimin e skuadrës me elementët e duhur sipas reparteve përkatëse, kanë nisur punimet në stadiumin “BESËLIDHJA” për vendosjen e një tapeti të ri me bar natyral, si dhe përmirësimin e bazamentit të fushës, në përputhje me standardet më të larta.
Ky investim dëshmon përkushtimin dhe vizionin për t’i ofruar ekipit lezhjan kushte sa më moderne dhe optimale për të ardhmen, duke krijuar një ambient dinjitoz për futbollistët dhe tifozët verdhë-kuq.
Ky projekt po realizohet në bashkëpunim me Federaten Shqiptare të Futbollit, për zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe përmirësimin e kushteve të futbollit në qytetin tonë.


