Skuadra e Dinamos ka zhvilluar sot në Ohër miqësoren e dytë të përgatitjeve verore duke u rikthyer me një fitore 3-2 përballë Strugës në një ndeshje që shërbeu si test i rëndësishëm për formën e ekipit para sfidave europiane.
Takimi u karakterizua nga ritëm i lartë dhe shumë raste për të dyja skuadrat.
Dinamo arriti të tregojë karakter dhe efikasitet në momentet vendimtare duke e mbyllur ndeshjen në favor të saj.
Golët për dinamovitët u shënuan nga Farruku dhe Vila ndërsa një tjetër gol erdhi pas një autogoli të skuadrës kundërshtare i cili ndikoi në fatin e takimit.
Trajneri Ilir Daja e nisi ndeshjen me këtë formacion:Teqja,Dita,Aliji,Manjani,Loran,Manellari,Qardaku,Xhejms,Vila,Farruku,Berisha
Gjatë pjesës së dytë u aktivizuanSali,Metaj,Qefalia,Përndreca,Ismaili,Koma,Kiri,Hoxha,Meta,Duka,Bleta,Xheleku duke u dhënë mundësi të gjithë lojtarëve të marrin minuta dhe të testohen në kushte gare.
Stafi teknik dhe futbollistët vijojnë përgatitjet me intensitet të lartë me fokus të veçantë te ndeshjet europiane ndaj Astanës që pritet të jenë një provë serioze për objektivat e sezonit të ri.
Fatos LAMAJ


