Richard Ferizaj është futbollisti nga Shkodra por i rritur në Irlandë, i cili falë talentit të tij të padiskutueshëm është bërë një nga personazhet më të spikatur të kampionatit irlandez.
Ndonëse është vetëm 17 vjeç, ai rezulton të jetë futbollisti kyç në arritjen e sukseseve të ekipit Bray Wanders ku dy vite më parë ai ka firmosur si futbollist profesionist pranë këtij klubi.

Më herët Veriu Sport, Portali që e ndjek prej së afërmi ecurinë e karrieres së tij sportive, pasqyroi dy momente të veçanta. Fillimisht, kur ai vendosi një rekord të ri, si golashënuesi më i ri për ekipin e tij Bray Ëanders. Ferizaj, në moshën 16 vjeç, 1 muaj e 29 ditë, theu rekordin e Andreë Moran që e mbante për klubin Bray Wanderers.

Ndërkohë, një tjetër rekord në kampionatin irlandez i Richard Ferizajt ishte që me shënimin e golit të barazimit për Bray Wanderers kundër Treaty United, duke e dërguar skuadrën e tij në finalen e playoff-it!
Së fundmi, Richard Ferizaj, tërhoqi vëmendjen duke rezultuar të jetë “heroi i ndeshjes” për ekipin e tij me shënimin e golit vendimtar të fitores në finalen e Kupës Leinster Senior, duke i dhënë fund pritjes 27-vjeçare të Bray Wanderers pa fituar një trofe.
17 vjecari nga Shkodra i jep fitoren Bray Wanders me rezultatin 2-1 kundra St Patrick Athletic, në një ndeshje plot emocione dhe ku Ferizaj mori vlerësime shumë pozitive.
Në këtë mënyrë, ecuria e talentit shkodran Richard Ferizaj në futbollin irlandez vazhdon të jetë me karriere shumë të suksesshme, e cila falë moshës së tij të re premton të kapë maja të larta, jo vetëm në Irlandë por edhe më gjërë.
(Video) Aksioni i golit të fitores shënuar nga Richard Ferizaj për ekipin Bray Wanders në finalen e Kupës Leinster Senior.
Gaspër MARKU


