Besa-Korabi 4-2(Shënues: Kofi 22′, Rrena 38′, E.Spahiu 44′, Prengaj 53’/ Kuka 36′, N.Spahiu 66′)
Besa:Abdullahu,Zekolli,Marku,Abdulai,Kofi,Spahiu,Danaj,Rrena,Topi,Cereni,Ruzgis Trajner:Gugash Magani
Korabi:Kozi,Gjinaj,Lleshaj,Demiraj,Duka,Isteri,Kuka,Koleci,Allmuca,Reci,Marku Trajner:Sokol Mziu
Gjyqtarë: Saed Kazazi, Delin Kasa, Harrjan Lila(Kavajë)
Besa ka regjistruar një tjetër fitore në fazën përgatitore duke mposhtur Korabin me rezultatin 3-1 në Kavajë.
Një tjetër test i rëndësishëm për skuadrën kavajase në prag të nisjes së kampionatit të ri,në atë që ishte ndeshja e 10-të miqësore për Besën.

Kavajasit e nisën takimin mirë dhe kaluan në avantazh në minutën e 22-të ku mbrojtësi Kofi realizoi një gol mjaftë të bukur duke goditur diagonal me portën dhe duke e dërguar topin në rrjetë.
Korabi reagoi dhe gjeti barazimin në minutën e 36-të me një gol spektakolar dhe mesfushori Kuka lëshoi një goditje të fortë nga mbi 25 metra duke shënuar një eurogol dhe duke vendosur rezultatin në 1-1.

Barazimi zgjati vetëm dy minuta pasi talenti kavajas Haxhi Rrena përfitoi nga një top i kthyer nga shtylla pingule dhe e dërgoi në rrjetën e dibranëve duke rikthyer Besën në avantazh.
Në fundin e pjesës së parë Besa fitoi një penallti të pastër teksa ishte Ermir Spahiu që mori përsipër ekzekutimin,dhe e dërgoi topin në krahun e kundërt të hedhjes së portierit të Korabit duke shënuar golin e tretë për Besën.
Me rezultatin 3-1 u mbyll pjesa e parë ndërsa ky rezultat do të ishte edhe ai përfundimtar i miqësores.
Besa vijon kështu përgatitjet me një tjetër rezultat pozitiv ndërsa sfida ndaj Korabit shërbeu si një test i vlefshëm për të dyja skuadrat për të matur nivelin dhe gjendjen e tyre përpara kampionatit të ri.

Përpos fitores, me rëndësi është evidentimi i talentit kavajas, Haxhi Rrena, i cili vetëm 16 vjecar po spikat me golat e shënuar, ku në miqësoret e pragfillimit të kampionatit ka tundur plot pesë herë rrjetat kundërshtare.
Fatos LAMAJ


