Monday, November 25, 2024

Euro 2020/Nesër, gjysëmfilja tjetër, Angli-Danimarkë. Christensen: Anglia nuk është më e mirë se Danimarka!

Lexo

Kristensen : Të gjithë e kemi një ide se si mund ta ndalim Heri Kejn

Mbrojtësi Andreas Christensen ka thënë se Danimarka mezi pret të përballet me Anglinë në Ëembley në gjysmëfinale të Euro 2020, pavarësisht se skuadra e Gareth Southgate është favorite. 25-vjeçari ka qenë një gur në qendrën e mbrojtjes daneze gjatë këtij turne dhe beson se ekipi i tij i zotëron gjithçka që nevojitet për ta brengosur Anglinë të mërkurën mbrëma.

Skuadra e Kasper Hjulmandit mund të mos ketë shumë lojtarë që luajnë në ekipet e mëdha evropiane, por danezët nuk frikësohen nga ekipi anglez për shkak të emrave që kanë në brendësi të grupit. “Ndiej se ne zotërojmë cilësi për të luajtur kundër çdokujt. Si ekip, do të thosha, ata nuk janë shumë më të mire se ne, pra edhe ne i kemi te gjitha kapacitete e mundshme për ti bërë ballë një Anglie të madhe”, tha Christensen.

Christensen mezi pret të përballet me Harry Kane, sulmuesin kryesor të Anglisë me të cilin është përballur disa herë në të kaluarën në derbin e Londrës.

“Ne i dimë cilësitë e tij dhe të gjithë e kanë nga një ide se çfarë mund të bëjmë për ta ndalur atë. Ai është i mirë me të dy këmbët dhe njëri prej shënuesve më të mirë në botë”, ka perfunduar Christensen.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img