Monday, November 25, 2024

Euro 2020/Anglia zgjat orarin e karantinës për finalen

Lexo

Nëse ndeshja shkon në kohë shtesë, të gjithë jashtë deri në orën 23:15

Pabet dhe lokalet do të lejohen të qëndrojnë të hapura deri në orën 23:15 të dielën në mbrëmje, në rast se finalja e Euro 2020 do të kalojë në kohë shtesë e do të duhen edhe goditjet e 11-metërshave. Lajmin e ka publikuar e përditshmja britanike The Sun. Kryeministri britanik, Boris Johnson ka nënshkruar mëngjesin e martës vendimin për shtyrje të afatit të karantinës, të dielën, në rast se do të duhet kohë shtesë në finalen e Euro 2020.

Ky vendim do të jetë i vlefshëm edhe nëse Anglia nuk do të jetë pjesë e së dielës mbrëma në Ëembley. Një ndryshim emergjent i ligjit do t’i paraqitet Komunave menjëherë për t’i lejuar pub-et të qëndrojnë të hapura edhe për 45 minuta shtesë, duke shërbyer ditën e fundit të euro 2020. Normalisht ato mbyllen në 22:30, por ky orar rrezikonte që tifozët të ktheheshin në shtëpi para se të përfundonte ndeshja në rast se koha e rregullt mbyllej në barazim.

Dhe ndryshimi i ligjit do të ndodhë pavarësisht nëse Anglia kalon në finale. Për shkak të kufizimit të numrit të tifozëve në Ëembley, duket se në Angli të gjithë tifozët do të jenë jashtë, nëpër sheshe apo lokale për të ndjekur finalen e Euro 2020.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img