Barazim pa gola në duelin e Fushë Krujës, Iliria-Pogradeci

Lexo

- Reklamë -spot_img

Iliria-Pogradeci 0-0

Kartonë të verdhë:Gjikolaj 50’/Lleshaj 28′,Kasmollari  60′,Samake 65′,Preknicaj 81′,trajneri Çela 93′

Kartonë i kuq:Kuli 44′

Iliria:F.Hasaj,A.Selmani,Gjikolaj,Jahaja,Kithambo(Kosie 92′),Markoçi,Osma,Jakubu(R.Hasaj 79′),Çuçka(Gjuzi 87′),Mustafa(Olola 79′),Abdulaje Trajner:Dritan Smajli

Pogradeci:Staniç,Lleshaj,Koxha(Zhunior 57′),Samake,Okoli,Sinani,Kasmollari,Zogaj(Meksi 57′),Geci(Abazaj 63′),Shanaj,Cinedu(Frimpong 18′)(Preknicaj 57′) Trajner:Emiljano Çela

Gjyqtarë:Andi Koçi(Durrës),Arbër Zalla,Enes Ahmeti,Olsi Sokoli(Tiranë) Delegat:Besnik Çela(Tiranë) Vëzhgues:Ervis Peza(Tiranë)

Iliria dhe Pogradeci kan ndarë nga një pikë në javën e parë të Kategorisë së Parë me përballjen që u mbyll në barazim 0-0.

Sfida ishte e luftuar dhe e ekuilibruar me të dyja skuadrat që kërkuan të gjenin golin e avantazhit por pa arritur të finalizonin mundësitë e krijuara.

Mbrojtjet respektive u treguan të kujdesshme dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në përfundim.

Megjithatë ndeshja nuk kaloi pa tension teksa gjatë sfidës pati përplasje verbale mes tifozëve dhe pjesëtarëve të stafit të Pogradecit duke sjellë momente nervozizmi jashtë fushës së lojës.

Në një prej këtyre episodeve zëvendëstrajneri i Pogradecit Bekim Kuli, reagoi dhe hyri në replika me tifozët.

Për këtë situatë ai u ndëshkua nga arbitri Andi Koçi me karton të kuq duke u detyruar të largohej nga pankina.

Pavarësisht tensioneve rezultati sportiv nuk ndryshoi dhe dy skuadrat u ndanë në barazim pa gola.

Kështu Iliria dhe Pogradeci e nisin sezonin 2026-2027 me nga një pikë ndërsa për Pogradecin sfida do të mbahet mend edhe për episodin që solli përjashtimin e zëvendëstrajnerit Bekim Kuli.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img