Dinamo pritëse, sfidon verdheblutë brenda në “Elbasan Arena” dhe është e treta me 6 pikë pas Egnatias dhe Teutës me 9 dhe 7 pikë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Dinamo-AF Elbasani 2-1(Shënues: Berisha 38′,Vila 65’/Nikaj 25′)

Kartonë të verdhë:Adamu 9′,Malomo 86’/Epitaux 23′,Deliu 31′,Memetaj 73′(staf)

Dinamo:Teqja,Ismaili(Ruçi 75’),Meta(Farruku 76’),Hoxhallari,Adamu,Vila,Silva(Metaj 80’),Malomo,Qefalia,Aliji,Berisha (Mustafa 75’) Trajner:Glen Daja

Elbasani:Aleksovski,Lulaj,Hebaj,Nikaj(Mazari 70’),K.Kasa,Epitaux,Abas(Niang 63’),Deliu(Ibraimi 84’),Boriçi(Tresa 46’),Lila,Diallo(Mateso 70’) Trajner:Ivan Gvozdenoviç

Gjyqtarë:Juxhin Xhaja(Tiranë),Aurel Topi(Fier),Feliks Kolleshi(Tiranë),Ditmir Grimci(Shkodër) Var:Olsid Ferataj(Patos) Avar:Orlando Kuka(Tiranë) Delegat:Alban Tafaj(Tiranë) Vëzhgues:Emirjon Sino(Fier)

Dinamo ka mar një fitore të rëndësishme në kampionat duke mposhtur Elbasanin me rezultatin 2-1 në një sfidë ku blutë treguan më shumë organizim, qartësi dhe vazhdimësi në lojë.

Edhe pse takimi u zhvillua në “Elbasan Arena” Dinamo ishte skuadra pritëse dhe në fushë u soll pikërisht si e tillë.

Dinamovitët e drejtuar nga Glen Daja kontrolluan pjesën më të madhe të ndeshjes, qarkulluan më mirë topin dhe krijuan përshtypjen e një skuadre më të qartë në atë që kërkonte.

Elbasani arriti të kalonte i pari në avantazh në minutën e 25-të me anë të Nikaj por reagimi i Dinamos ishte i shpejtë.

Në minutën e 37-të Berisha riktheu baraspeshën duke bërë që pjesa e parë të mbyllej 1-1.

Edhe pas pushimit Dinamo vazhdoi të ishte skuadra më kërkuese,teksa epërsia u konkretizua në minutën e 65-të kur Vila realizoi një gol të bukur dhe kompletoi përmbysjen.

Pas golit të dytë Elbasani nuk arriti të prodhonte reagimin e nevojshëm për të shmangur humbjen, ndërsa Dinamo administroi me kujdes avantazhin deri në vërshëllimën përfundimtare.

Në fund tre pikë plotësisht të merituara për skuadrën e drejtuar nga Glen Daja, e cila jep sinjale pozitive dhe nis të mar ritëm në kampionat.

Në krahun tjetër Elbasani vijon momentin negativ, me fitoren në kampionat që mbetet ende tabu që prej muajit maj.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img