Kategoria e Parë- Java e dytë do të luhet të premten dhe të shtunën. Lezhjanët presin Korabin të shtunën, për ndeshjen e parë të sezonit në shtëpi

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e dytë në Kategorinë e Parë do të zhvillohet të premten dhe të shtunën

Java e dytë në Kategorinë e Parë do të zhvillohet të premten dhe të shtunën,me gjashtë përballje që pritet të sjellin rivalitet dhe luftë për pikë të rëndësishme.

Programi do të hapet të premten në orën 18:30 me sfidën Flamurtari-Burreli teksa kuqezinjtë do të kërkojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë dhe të marrin maksimumin, ndërsa Burreli synon të dalë me rezultat pozitiv nga kjo transfertë.

Pjesa më e madhe e javës do të luhet të shtunën me pesë ndeshje që do të nisin të gjitha në orën 16:00.

Iliria do të pres Kukësin ndërsa Sopoti do të përballet me Besën në një tjetër duel interesant.

Oriku sfidon Bylisin ndërsa në Lezhë do të luhet përballja Besëlidhja-Korabi, me të dyja skuadrat që kërkojnë pikë të rëndësishme në këtë fillim sezoni.

Java e dytë do të plotësohet me sfidën Pogradeci-Kastrioti, një tjetër takim ku objektivi i të dyja skuadrave do të jetë marrja e maksimumit.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img