Monday, November 25, 2024

Ndëshkoi kuqeblutë, arbitri rus Matjuni në shënjëstrën e shkodranëve

Lexo

12 herë e ka nxjerrë kartonin e verdhe gjyqtari kryesor i ndeshjes, rusi Matjuni në dëm të kuqebluve për sfidën e luajtur mbrëmjen e së enjtes mes skuadrës vendase boshnjake NK Siroki Brijeg dhe Vllaznisë mysafire e vlefshme për Conference League”, takim ky i mbyllur me fitoren e boshnjakëve me rezultatin 3 me 1.

Pasojat janë jo pak të rëndësishme, kur kemi pasysh me të kuqet e marra, mesfushori shkatërrues Krymi nuk do të jetë në fushën e lojës për sfidën e dytë në Shkodër. Po ashtru, edhe trajnerit Brdariç do t’i duhet ta ndjekë nga tribuna, ndërkohë që mes të verdhave të shumë është edhe ajo e zv.trajnerit Elvis Plori.

Një gjykim i tillë tendencioz ka hasur në zemërimin, jo vetem të futbollistëve, por edhe të stafit, drejtuesve kuqebli, si dhe tifozërisë shkodrane. “Kot shpëtoi Ilirjan Haxhaja pa karton të kuq sot…..”, shkruan në postimin e tij të rrjeteve sociale, menaxheri i futbollit, Dritan Gjyrezi, jo shumë larg edhe drejtues i KF Vllaznia.

Ndërkohë, vetë fizioterapisti i KF Vllaznia, Ilirjan Haxhaja do të vijonte me postimin e tij ironic ndaj gjykimit të arbitrit rus.:”Vetëm un pshtova pa marrë karton sot…Ky Albiter ?! Mbështetje në Shkodër. Faleminderit Tifozat tanë që erdhën në ndeshje sot.”, shkruan dokja, siç e thërrasi futbollistët shkodranë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img