Thursday, July 18, 2024

Partizani-Sfintul(Moldavi) 5-2. Të kuqtë, hap pozitiv drejt kualifikimit

Lexo

Partizani rikthehet imponues në ndeshjen e parë sezonale, të vlefshme për raundin e parë të Ligës së Konferencës duke siguruar një fitore të rëndësishme në ndeshjen kundër moldavëve të FC Sfintul Gheorghe. 7 gola ndezën sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena” ku 5 shkojnë në llogari të të kuqve që në sfidën e kthimit duhet të kursejnë energji dhe ndoshta të fillojnë të mendojnë për duelin e raundit të dytë me Baselin.

Skuadra e Ilir Dajës dominoi, por gaboi edhe në disa moment delikate duke pësuar dy gola të evitueshëm nga të cilët mund të mësojë shumë. Kolonia braziliane nxorri në breg skuadrën kryeqytetase që në prani të tifozëve të saj më fanatikë, që u rikthyen në stadium pas më shumë se një viti duke mbështetur grupin e kuq në një ndeshje që nisi menjëherë me golin e Lucas Cardosos ndërsa pak minuta më vonë, Stenio Junior futi ndeshjen në shinat e duhura edhe pse Roman Volkov ngushtoi diferencën ën frymën e fundit të pjesës së parë.

Moldavët dukshëm në vështirësi me mbrojtjen të pakolauduar humbën busullën në fushën e lojës duke pësuar edhe golin e tretë sërish nga Junior, ndërsa Tedi Cara thelloi diferencën me golin e katërt. Ndeshja kishte ende kohë edhe për dy gola të tjerë pasi ishin të kuqtë që rrezikuan të rihapnin ndeshjen me një gol që mund të evitohej por Cardoso mbylli çdo llogari 5 minuta nga fundi duke i dhuruar një avantazh domethenës skuadrës së Ilir Dajës që mund të udhëtojë e qetë drejt Moldavisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img